“Kush ta jep rrogën” – VMRO akuzon Bujar Osmanin: Turp i rëndë që në takim zyrtar flet vetëm shqip

Edhe pse paguhet për ta përfaqësuar Maqedoninë, Bujar Osmani flet vetëm në gjuhën shqipe në takimin zyrtar me Ministrin e Jashtëm të Spanjës. Kështu ka akuzuar VMRO-DPMNE përmes një reagimi publik, përcjell KlanM.

Nga kjo parti pyesin Osmanin, nëse e di se ministër i kujt vendi është.

“Në konferencën për media shihet qartë se ai përdor vetëm gjuhën shqipe, edhe pse është e qartë se cila gjuhë zyrtare është për përdorim ndërkombëtar. Kjo është edhe shkelje e marrëveshjes kornizë dhe Kushtetutës së vendit. Bujar Osmani të tregojë se në cilin shtet është ministër i Jashtëm dhe nga e merr rrogën? A do të reagojë kryeministri Kovaçevski për këtë apo do ta dënojë? Lusim Bujar Osmanin që të kërkojë falje publike për këtë faj”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

VMRO pret reagim edhe nga qeveria për këtë rast./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share