2 vëllezër nga Kosova në pranga për një siguracion: Shitën BMW X6 dhe e kallëzuan si të vjedhur

Kamëz | Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në çdo formë të saj, pas kallëzimit të marrë nga dy shtetas, për vjedhjen e automjetit të tyre, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Insurance”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve nga Kosova, Selim Gashi 27 vjeç, dhe Benet Gashi, 21 vjeç, të banues në Finlandë. Gjithashtu u proceduan penalisht shtetasit V. K., 49 vjeç, dhe I. K., 24 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Dy vëllezërit Selim dhe Benet Gashi kanë bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tyre BMW X6, të cilin e kanë shitur te shtetasit V. K., dhe I. K., me qëllim përfitimin e siguracionit të automjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6800 euro dhe pjesët e automjetit që janë gjetur në një pikë shitjesh automjetesh, në Kavajë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share