Berisha: Ramën e pret fati i McGonigal. Më 14 Maj do humbasë në mënyrë të turpshme!

Kryedemorkati Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në hapjen e fushatës së koalicionit Bashkë Fitojmë, për zgjedhjet e 14 majit, tha se fati që e pret Edi Ramën është ‘ai i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal’. Berisha theksoi se Rama është i tmerruar sepse e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 Maj.

“Edi Rama, siç konstatoni, ndjehet tmerrësisht i tmerruar. Është i tmerruar nga ju sepse ai e di se jeni misionarët e ndryshimit. Është i tmerruar se ai e di që do humbasë në mënyrë të turpshme më 14 maj. Atë e pret në mënyrë të pashmangshme, fati i mikut të tij, tradhtarit të kombit amerikan, Charles McGonigal. Ai e di se nuk ka gjykatës në botë që të dënojë ryshfetmarrësit dhe të mos dënojë ryshfetdhënësin. Nuk shpëton as se i vodhe vulën PD-së, nuk të shpëton as Soros, ky armik i egër i demokracisë shqiptare. Je krejtësisht i pashpresë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share