Ndryshimet Kushtetuese: Grupi i punës takohet pas festave

PROPOZIMET PËR NDRYSHIMET KUSHTETUESE PA OPOZITËN

Pas festave të Pashkëve, grupi i punës për ndryshimet kushtetuese do të dalë me propozimet. Për VMRO-DPMNE-në pjesëmarrja në këtë grup pune është çështje e mbyllur. Futja e Bullgarëve në Kushtetutë, është kusht për vazhdimin e eurointegrimeve të Maqedonisë së Veriut, por pushteti nuk e ka shumicën e nevojshme prej dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, njofton KlanM.

Grupi i punës për ndryshimet kushtetuese do të takohet pas festave, kurse në këtë grup, sic dihet, nuk ka përfaqësues të opozitës as nga blloku maqedonas e as nga ai shqiptar, kurse emrat e ekspertëve ende nuk janë bërë publike.

LSDM-ja, sic njofton KlanM, propozoi Cvetanka Ivanovën, BDI-ja Arbër Ademin, ASH-ja Remzi Mehmetin, Lidhja e re Socialdemokrate – Sonja Mirakovskën, Partia Liberal Demokratike – Nano Ruzhinin, DOM-i Hristo Najdanovin, Partia e Pensionistëve – Temelko Ristovskin, PDSH-ja Rametulla Kuqin, Partia e Lëvizjes Turke – Eran Kurtishin dhe Partia Demokratike e Turqve – Bejxhan Iljasin.

Presidenti Pendarovski, ka emëruar këshilltarin e tij, Profesorin Aleksandar Spasov, Ministria e Punëve të Jashtme – Shpend Sadikin, kurse Sekretariati për Çështje Evropiane – Dragan Tilevin.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sic percjell KlanM, deklaroi se ka mbyllur çështjen e grupit të punës për ndryshimet kushtetuese, duke ripërsëritur vazhdimisht se në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski me kundërpërgjigje se Mickoski nuk është deputet dhe për këtë shkak nuk është relevant për të folur rreth kësaj teme.

Futja e Bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, sic njofton KlanM, nuk është vetëm kërkesë bullgare, por pjesë e kornizës negociuese RMV – BE, respektivisht kusht I BE-së. Deri në nëntor zgjat skriningu nga BE-ja, kurse Qeveria shpreson se deri atëherë mund të bëhen ndryshimet kushtetuese që të nis hapja e kapitujve në negociatat me BE-në. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share