Është arrestuar një shtetas i Serbisë, pasi i njëjti pas ndalimit nga njësiti policor, u ka ofruar 20 euro ryshfet.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se paratë janë konfiskuar, derisa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Magj. Gjilan-Prishtinë 12.04.2023-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull serb shtetas i Serbisë, pasi që i njëjti pasi ishte ndalur nga njësiti policor, gjatë kontrollimit të dokumente, u ka ofruar 20 € ryshfet. Paratë janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë. /EO