Presidenti Vuçiç dhe shefi i tij i diplomacise Ivica Daçiç refuzuan kërkesën e BE-së që të zbatojnë të gjitha pikat e marrëveshjes për të cilën ranë dakort me palën kosovare në takimin e Ohrit. Vucic u ankua edhe tek ambasadori amerikan Hill për serbet e Kosoves para takimit të dytë me ta këtë të enjte.
Në kundërpergjigje të ultimatumit nga BE presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të zbatojë pjesë të propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Ai ka shtuar se këtë qëndrim jua kishte bërë të qartë edhe politikanëve perëndimorë si Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Anthony Blinken. Te njëjtin qëndrim mbajti edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Jashtëm i Ivica Daçiç.
Serbia theksoi Daçiç ka marrë përsipër qe të zbatojë parimet e propozimit evropian deri në vijat e kuqe sepse është mirë që të dialogohet për gjithçka që nuk është njohje e Kosovës. Sipas Daçiç përfaqësuesit e Kosovës janë “shumë nervozë” sepse duhet qe te formojnë Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe.
Përpara se të ritakojë serbët e Kosovës presidenti Vuçiç u ankua tek ambasadori amerikan Cris Hill për situatën e veshtire sipas tij te serbëve në Kosovë.