Tiranë: Përurohet xhamia më e re në “Qytet Studenti” (VIDEO)

Veliaj: “Mahmut Vrapi” shërben si infrastrukturë shpirtërore për besimtarët

Zona pranë “Qytetit Studenti” tashmë ka xhaminë më të re “Mahmut Vrapi”. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se kjo xhami është një vlerë e shtuar për besimtarët në muajin e shenjtë të Ramazanit.

“Është sakrificë të ndërtosh një shtëpi, të ndërtosh një rrugë, të sjellësh një rrjet uji, por lala Mahmut, ne të jemi shumë mirënjohës që në ato vite të vështira ti kuptove ndoshta para të gjithëve se aq sa e rëndësishme është infrastruktura civile, shtëpia, rruga, shkolla, kopshti, çerdhja, aq e rëndësishme është edhe infrastruktura shpirtërore. Të jemi sot shumë mirënjohës dhe shumë falënderues që ti e ke mbajtur këtë frymë në ato kohë të vështira, dhe besoj se sa të jetë jeta, kjo xhami do të mbajë emrin tënd”.

Kryebashkiaku falenderoi komunitetin mysliman, që është gjithmonë në ndihmë të njerëzve në nevojë në çdo periudhë të vitit e veçanërisht në periudha festash.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share