“VLOJNË” EDHE RRJETET SOCIALE
Bashkëpunimi i sinqertë midis popujve të lirë të Ballkanit mund të bëhet vetëm përmes partive të majta politike, në kushte ku popujt e rajonit do të zhvillojnë shoqëri të barabarta, në harmoni dhe stabilitet, pa ndikime imperialiste nga jashtë dhe struktura të korruptuara kuislinge brenda vendeve. Në këtë mënyrë, sic njofton KlanM, partia “Levica” ka shënuar 38-vjetorin e vdekjes së Enver Hoxhës, ku krerët më të lartë të kësaj partie kanë vizituar varrin e tij.
“E Majta” në frymën e internacionalizmit vlerëson se emancipimi i vërtetë politik dhe bashkëjetesa mes popujve mund të bëhet vetëm përmes platformës socialiste që do t`i eliminojë të gjitha format e eksploatimit dhe shtypjes klasore të popujve fqinj” – thonë nga E Majta.
-thuhet në komunikatën zyrtare të “Levicës” duke përfunduar këtë njoftim me parullën “Vdekje fashizmit – Liri popullit”
Vizita e delegacionit të “Levicës” tek varri I Enver Hoxhës rikujton se sa kjo parti simpatizon regjimet. Reagimi, sic njofton KlanM, vjen nga LSDM-ja nga ku thonë se “Levica” është parti e njëjtë sikurse VMRO-DPMNE-ja.
“Levica” është parti radikale mbështetës i regjimeve autoritare dhe e njëjtë me VMRO-DPMNE-në që si parti kishte instaluar regjimin në vendin tonë. Janë parti të vetme që janë kundër të ardhmes evropiane dhe për çdo ditë garojnë se kush do të ketë qëndrime më radikale dhe më ekstreme” – thonë nga LSDM.
Këtë veprim të “Levicës” e ka dënuar edhe VMRO-DPMNE-ja duke e quajtur partinë e Apasievit partner joformal koalicioni të LSDM-së dhe BDI-së.
“Ndoshta LSDM dhe BDI si trashëgimtarë të komunsitëve ndjehen të kënaqur që ish-Këshilltari i PSP-së, Apasievi është fans i ideologjisë së tyre. Foliranti Apasiev nuk mund që njëkohësisht të përulet para Enver Hoxhës dhe ta kërkojë vendlindjen e Goce Dellçevit. Pozita skizofrene e Apasievit e çoi ta nderojë diktatorin komunist”
Ndërkaq “vlojnë” edhe rrjetet sociale. Komente negative ka pasur në profilin zyrtar të “Levicës” në Facebook, por nuk kanë munguar as edhe shkrimet ironike dhe memet për drejtuesit e “Levicës”. /KlanMacedonia/