Punonjësi i bankës vret 5 persona në SHBA

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën, ndërsa 6 të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri në një bankë në qendër të qytetit Louisville, Kentaki të SHBA.

Policia bën me dije se vrasësi ka ndërruar jetë gjatë shkëmbimit të të shtënave me armë.

Autoritetet amerikane bëjnë me dije se autori ishte punonjës i bankës. Teksa ende nuk dihen motivet e ngjarjes së rëndë po punohet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share