Siguron ngjitjen shtatë javë para fundit të sezonit
Burnley është rikthyer në Premier League pas fitores në transfertë Middlesbrough, shtatë javë para përfundimitë të sezonit. Golat e Ashley Barnes dhe Connor Roberts nënshkruan suksesin.
Do të thotë vetëm një vit nga rënia nga kategoria dhe shkarkimi i trajnerit Sean Dyche, ata kthehen në Ligën e Parë falë një masterklasi të një sezoni nën drejtimin e Vincent Kompany.
Ish-kapiteni i Manchester Cityt ka humbur vetëm katër ndeshje në krye të klubit në të gjitha garat, dy në ligë, dhe i ka kthyer klubin në Premier League që në sezonin e parë që u ul në pankinë.
Ndeshjet e mbetura për këtë skuadër do të jenë për të respektuar kalendarin dhe për të promovuar futbollistët e rinj, por ndoshta edhe për të shënuar ndonjë rekord pikësh në kampionat. Ata kanë 87 pikë pas 39 ndeshjesh, duke shënuar 76 gola dhe duke pësuar vetëm 30.
Në zonën e rënies në Premier League aktualisht janë Bournemouth, Leicester City dhe Southampton, dhe Burnley do të zërë vendin e njërës prej tyre.
Tv Klan