Alternativa: Nuk ulemi me parti që nuk deklarohen për amandamentin tonë për “luftën ndaj korrupsionit”

Pas ftesës së Ministrisë së Drejtësisë për pjesëmarrje në një grup pune për hartimin e ndryshimeve kushtetuese, si dhe pas interesimit të opinionit për qëndrimin e Alternativës përkitazi me këtë ftesë, po sqarojmë se AlternAtivA nuk do të marrë pjesë në një grup të tillë pune. Kështu e filloi konferencën për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, përcjell KlanM.

Sipas Ibrahimit, arsyeja e këtij vendimi është nuk mund të ketë grupe pune pa konsensus politik si dhe propozim-amandamenti i tyre për “luftën ndaj korrupsioni”, për të cilin, sipas Ibrahimit, ende nuk janë deklaruar partitë tjera.

“Alternativa nuk mund të ulet në një tavolinë dhe të flasë në këtë temë me parti që ende nuk janë deklaruar për propozim-amendamentin e saj kushtetues për luftën kundër korrupsionit. Derisa nëpër gjykata çdo ditë raportohen lëndë të korrupsionit që dështojnë për shkak të vjetrimit të tyre, ndërsa qeveria dhe partitë e tjera heshtin ndaj propozimit tonë për ta sanksionuar me kushtetutë mosvjetrimin e lëndëve të korrupsionit politik, ne nuk kemi asnjë detyrim që t’u përgjigjemi ftesave për të bërë fotografi dhe për të aktruar se gjoja jemi për ndryshime kushtetuese”, deklaroi Ibrahimi./KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share