Edhe rajoni, por edhe Maqedoni e Veriut janë të prekura nga strukturat “pro-ruse” që operojnë për interesa të Rusisë. Sipas Zëvendësministrit të Mbrojtjes, Tirona Jajaga, këta struktura janë duke u luftuar nga ana e MB-së dhe organeve tjera të sigurisë.
Sipas tij, tendenca për luftë ndaj këtyre strukturave po shtohet përditë.
“Do të bëjmë çmos që ato struktura, sadopak të jenë, të luftohen nga i gjtihë aparati shtetëror”, tha mes tjerash Jajaga në Klan Debat./KlanMacedonia