“Procesi për ndryshimet kushtetuese është çështje e brendshme e RMV-së”
Vendimmarrja dhe e gjithë puna është ekskluzivisht nën kompetencë të institucioneve tona dhe të vendit tonë, kështu deklaroi kryeministri Dimitar Kovaçevski për dëshirën e Bullgarisë për të qenë pjesë e procesit të ndryshimeve kushtetuese.
“Procesi për ndrushimet kushtetuese është çështje e brendshme e RMV-së, që është e lidhur me qasjen për bisedimet me Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjëvullnet politik që dikush nga jashtë të përfshihet në këtë proces. Deklarata e ministrit për punët e jashtme në Bullgari, e cila ndoshta dhe nuk është dhënë në kontekstin e duhur por të gjithë të interesuerit do të mundet që këtë proces ta përcjellin pëmes mediave të cilat do të jenë të kyçura në këtë process”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.
Dëshira e Bullgarisë që të jetë pjesë e këtij procesi e tha shefi i diplomacisë bullgare Nikolai Milkov në Bruksel. duke thënë se dëshirojnë të jenë pjesë e procesit që të ecë pa probleme dhe që të konsultohen me palën maqedonase për këto çështje./KlanMacedonia