Mbledhja e 141-të e qeverisë, ja vendimet e marra

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte individuale në tregtinë me pakicë.

Vendimi përcakton çmimet më të larta të shitjes me pakicë për disa produkte, konkretisht: domate të freskëta, tranguj të freskët, qepë, lulelakra, speca jeshil të freskët, fasule, thjerrëza, banane, portokall, mandarina dhe limon, përcjell KlanM.

“Çmimet më të larta të këtyre produkteve, në tregtinë me pakicë, janë caktuar: deri në 70 denarë për kilogram domate të freskëta, deri në 75 denarë për kilogram kastraveca të freskëta, deri në 60 denarë për kilogram qepë, deri në 70 denarë për kilogram lulelakër, deri në 90 denarë për kilogram speca jeshil të freskët, deri në 75 denarë për kilogram fasule, deri në 110 denarë për kilogram thjerrëza, deri në 70 denarë për kilogram banane, deri në 55 denarë për kilogram portokall, deri në 60 denarë për kilogram mandarina dhe deri në 55 denarë për kilogram limon”, thonë nga qeveria.

Çmimet më të larta të produkteve të përcaktuara në këtë vendim, në tregtinë me pakicë, do të zbatohen edhe në tregjet e gjelbra nga data 5 prill 2023 deri më 30 prill 2023, ndërsa Vendimi hyn në fuqi në ditën e publikimit në “ Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share