Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar ngrirjen e çmimeve të disa llojeve të furtave e perimeve, përcjell KlanM. Sipas tij, vendimi do të merret nesër, ndërsa lista është përcaktuar pas analizave të bëra.
“Nesër përcaktohen çmimet më të larta për domate, tranguj, qepë, lulelakër, speca, fasule, thjerrëz, banane, portokall, mandarina, limon! Ftoj qytetarët që të kontribuojnë edhe në pjesën e plotësimit të listës së produkteve si dhe çmimeve me të cilat ata mendojnë se duhet të ngrihen në pjesën e pemëve dhe perimeve apo produkteve të tjera”, ka shkruar Bekteshi./KlanMacedonia