Tjetër aksident me vdekje në Shqipëri/ Makina përplas motorin në Durrës dhe largohet nga vendngjarja

Një tjetër aksident me pasojë vdekjen ka përgjakur rrugët e vendit mbrëmjen e të dielës, kësaj radhe në Durrës.

Një makinë ka përplasur një motor në aksin Sukth-Manëz duke i shkaktuar vdekjen pasagjerit që ndodhej në motomjet. Viktima është identifikuar me inicialet M.M. njofton policia. Ndërsa drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital.

Kurse makina është larguar nga vendngjarja dhe është e paidentifikuar.

Shërbimet e policisë po vijojnë veprimet për dhe kapjen e shoferit të makinës. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Kujtojmë se në Tiranë një këmbësor u përplas për vdekje në zonën e Astirit. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share