“Grupi i zjarrit” pyet: A po prishet koalicioni BDI-ASH ende pa filluar të funksionojë?

Grupi i të pakënaqurve në BDI ka reaguar sot në lidhje me kërkesën e ASH-së për heqje të “20 përqindëshit” nga Kushtetuta dhe refuzimin, sipas tyre, të Bujar Osmanit të BDI-së. Refuzimi i Osmanit ndaj kërkesës së ASH-së, sipas Grupit të zjarrit, ka habitur edhe vet BDI-në, përcjell KlanM.

“Bllokimi bullgar i nisjes së bisedimeve për anëtarësimin e RMV-së në BE dhe kërkesa që edhe bullgarët të përfaqësohen në preambulë, aktualizoi edhe kërkesën për heqjen e 20 përqindëshit të turpshëm për shqiptarët, që u ngrit nga ASH, ndërsa automatikisht u refuzua nga BDI, përkatësisht nga Bujar Osmani. Cilin e pyeti Bujar Osmani për këtë qëndrim, a u konsultua me Kryesinë e BDI-së, apo vendosi kokë më vehte për të kundërshtuar këtë obligim që shtyhet për 22 vjet”, thuhet në reagimin e Grupit të zjarrit.

Bujar Osmani, sipas Grupit të zjarrit, e kundërshton kërkesën e ASH-së, të cilën, siç thuhet në reagim, Grubi e futi në qeveri për ta shpëtuar kolltukun e tij.

“Ende pa filluar mirë, si duket këtij koalicioni BDI-ASH po i duket fundi”, përfundon reagimi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share