Policia aksion ndaj shoferëve të dehur në Tetovë dhe Gostivar

Zyrtarët e policisë të SPB Tetovë mbrëmë kanë kryer aksion kontrollues ndaj drejtuesve të mjeteve, nëse dhe sa prej tyre drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, përcjell KlanM.

“Gjatë kontrollit gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar 6 drejtues mjetesh (TE-4 dhe GV-2) që drejtonin automjetin nën ndikimin e alkoolit, tek dy prej të cilëve (TE-1 dhe GV-1) u matën deri në një e gjysmë promil alkool në organizëm. Për të gjith shoferët të cilët kanë drejtuar nën ndikim të alkoolit, menjëherë janë larguar nga trafiku dhe u janë përgatitur parashtresa përkatëse sipas ligjitt Përveç këtyre, me parashtresat përkatëse janë plotësuar edhe 25 lloje të tjera të kundërvajtjeve rrugore (Te-14 dhe GV-11)”, thonë nga SPB-ja në Tetovë.

Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë apelon që shoferët të mos konsumojnë pije alkoolike nëse ulen pas timonit sepse alkooli ua zvogëlon aftësinë për menaxhim dhe përqendrimin e tyre dhe rrezikon sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share