Pesë fitore të vendasve dhe tre të atyre mysafire me gjithsejtë 24 gola të shënuar është epilogu i tetë ndeshjeve të javës së 22-të në Ligën e dytë të futbollit vendor.
Katër ekipet e para në tabelën klasifikimit të Ligës së dytë, kanë shënuar fitore të sigurta në ndeshjet e javës së 22-të. Lideri në renditjen e tabelës ekipi i Vardarit mundi Kamenica Sasa me rezultat të sigurt 3-0. Fitore të sigurt por në cilësinë e mysafirit ka shënuar edhe ekipi i Voska Sport në përballjen me Sllogën në Vinicë me rezultat 3-1. Në këtë ndeshje serish ka shkëlqyer kapiteni Izair Emini i cili ka realizuar 2 gola, ndërsa autor i një goli ishte Xhemil Jahiji. Nuk ka zhgënjyer as ekipi Gostivarit të cilët nga Strumica janë kthyer me tri pikë duke e mundur Bellasicën 3-0. Ekipi i katërt në tabelë Pelisteri mundi Detonit Pllaçkovica 2-0
Ekipi i Arsimit para tifozëve të vetë ka arkëtuar tre pikë, në përballjen me Karaormanin të cilën e mundën 3-1, ndërsa skuadra e Besës me fitoren 2-1 kundër Teteksit edhe më tepër e thelloi krizën e ekipit tetovar.
Rezultatet e xhiros së 25-të
Pelisteri – Detonit Pllaçkovica 2-0
Ohri – Boreci 2-0
Arsimi – Karaormani 3-1
Kozhufi – Fortuna&Pehçeva 2-1
Vardari – Sasa Kamenica 3-0
Teteksi – Besa 1-2
Bellasica – Gostivari 0-3
Slloga Vinicë – Voska Sport 1-3
Tabela: 1.Vardari 55 pikë, 2.VoskaSport 53, 3.Gostivari 51, 4.Pelisteri 46, 5.Detonit Pllaçkovica 37, 6.Besa 33, 7.Ohri 33, 8.Bellasica 32, 9. Arsimi 30, 10.Karaormani 27, 11. Kozhufi 26, 12.Fortuna&Pehçeva 20, 13. Kamenica Sasa 17, 14.Teteksi 15, 15.Slloga Vinicë 13 dhe 16.Boreci 2 pikë.
Në xhiron e 23-të, më 8 prill, takohen: Besa – Vardari, Boreci – Detonit Pllaçkovica, Kamenica Sasa – Kozhufi, Karaormani – Ohri, Gostivari – Teteksi, Fortuna&Pehçeva – Arsimi, Slloga – Pelisteri dhe Voska Sport – Bellasica
Shaban Sinani /KlanMacedonia/