“Drejtësia u vu në vend” – Do të vazhdojë pushimi i lindjes për Filimenën, pa kthyer asnjë denar tek punëdhënësi që e largoi pa të drejtë

Filimena Boshkovska do ta vazhdojë pushimin e lindjes që i takon ligjërisht dhe për këtë nuk do të ketë nevojë të kthejë asnjë denar ndaj Fondit Shëndetësor. Kështu njoftuan sot nga organizata “Tekstilpunuesi i zëshëm”, të cilët e morën përsipër rastin, pas raportimit në media se kompania ku Filimena ka punuar e ka larguar pa të drejtë nga puna duke qenë në pushim lindjeje.

Siç njofton Klan Maqedoni, pas inspektimit të bërë nga Inspektorati i punës është konstatuar se janë bërë lëshime dhe se Filimena pa të drejtë është çlajmëruar nga Agjencia e punësimit. Për shkeljet procedurale është njoftuar zyrtarisht edhe Fondi Shëndetësor.

Pesë muaj pas lindjes së vajzës Fillimena Boshkovska pushohet nga puna, pa asnjë njoftim nga kompania LDI ku kishte punuar një vit. Nuk e njoftuan as institucionet, njofton KlanM.

Se diçka nuk është në rregull kuptoi kur iu vonua pagesa gjatë pushimit të lindjes për muajin nëntor dhe dhjetor.

“Për pushimin nga puna nuk më informoi askush, nuk e dija as si është fut në sistem. Për këtë mora vesh në shkurt të këtij viti pasi i shkrova Fondit për siguirim shëndetësor përse po vonojnë pagesën e muajit nëntor dhe dhjetor. Fillimisht më thanë që do t’i lëshojnë paratë, pastaj më thanë se duhet t’i kthejë paratë pasi jam pushuar nga puna” – tha Fillimena Boshkovska.

Edhe pse sipas ligjit Filimena nuk duhet të pushohet nga puna gjatë pushimit të lindjes, Agjencia për punësim e çlajmëron atë.

”Fillimisht isha në shok dhe nuk mund të besoja se mund të ndodh kjo, dhe se mund të ndërpritet pagesa gjatë pushimit të lindjes. Kërkova përgjigjë në Fond për sigurim Shëndetësor më thanë se kjo ndodh dhe se kështu punojnë ata dhe t’i kërkoj të drejtat tjetër kund. Ku kam kërkuar ndihmë vetëm fajin e kanë hudh njëra tjetrës. Unë nuk e di si mund të hyjnë në sistemin e Agjenisë për punësim me pa asnjë bazë të pushohem nga puna”  – tha Fillimena Boshkovska.

Edhe pas kësaj, sic njofton KlanM, Filimena shpreson se drejësia do të fitojë pasi ka njoftuar të gjitha institucionet se i është shkelur e drejta themeloreNdihmë gjeti edhe te organizatat joqeveritare. Organizata “Tekstilpunuesi i zëshëm” dje ka dorëzuar kërkesë dhe njoftim për rastin te Inspektorati Shtetëror i Punës, dhe deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndërsa poashtu është kontaktuar edhe Agjencia për punësim dhe Fondi për sigurim shëndetësor që të korrigjojnë gabimin pasi nuk mund ta ndërpresin kontatën e punës përderisa personi është në pushim të lindjes./KlanMacedonia

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share