Lëvizja Besa në Kërçovë, zgjedh strukturat e rinisë

Ramazan Dini është zgjedhur kryetar i degës Rajonale të Forumit Rinor të Kërçovës nga Lëvizja BESA, njoftuan sonte nga kjo parti. Pas përfundimit të strukturimit të Forumit të Gruas, Lëvizja Besa e Bilall Kasamit ka filluar me të njejtin proces në forumin rinor, përcjell KlanM

Konventa Themeluese e Degës Rajonale të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Kërçovë është mbajtur në Qendrën për Kulturë, në prezencë të 444 delegatëve dhe delegateve, sqarojnë nga kjo parti.

“I pranishëm në këtë konventë madhështore ishte edhe kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, nënkryetari Fatmir Limani, sekretarët Adnan Azizi dhe Abdush Demiri, kryetarja e Forumit të Gruas Melinda Rashidi, si dhe anëtarë tjerë të kryesisë qendrore. Organizimi i Forumit Rinor do të vazhdojë edhe në qytetet tjera deri në Konventën Qendrore, ku do të zgjidhet kryetari i Forumit Rinor në nivel republikan”, thuhet më tej në kumtesën e Lëvizjes Besa./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share