Iu këput litari, turisti i shpëton vdekjes pas rënies nga lartësia

Një turist në Tajlandë i shpëtoi vdekjes pasi litari i tij u këput gjatë një hedhjeje nga lartësia.

Filmimet e ngjarjes së tmerrshme u bënë virale pasi  39-vjeçari nga Hong Kongu publikoi historinë e tij. Turisti, i cili përdori emrin Mike për t’i shpëtuar sulmeve virtuale, bëri një hedhje nga një podium 10 kate i lartë në qytetin e Pataya gjatë pushimeve të tij në Janar.

Fatmirësisht, hedhja u bë mbi një hapësirë  ujore. Litari u këput disa milisekonda përpara se të përfundonte hedhja dhe u përplas me sipërfaqen e ujit.

Rashë në anën e majtë kështu që lëndimet ishin më serioze në atë pjesë”, tha Mike për “CNN” ndërsa tregonte se si ishte mbuluar nga të nxirat. “Ishte sikur dikush më kishte rrahur paq”.

Miqtë e tij ishin dëshmitarë të incidentit që ndodhi në një park argëtimi. Mike tha se fillimisht ai shkoi për të provuar qitjen me armë, por vendosi të shkonte në “bungee jumping” pasi e sfiduan shokët e tij.

Ishte shumë  lart dhe mbylla sytë. Mendova t’i hapja sërish kur të kërceja për lart. Kuptova se litari ishte këputur kur hapa sytë dhe rrethohesha nga uji”.

Mike tha se parku e kishte kompensuar për hedhjen dhe kishte paguar shpenzimet  spitalore të analizave të tij./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share