Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë është regjistruar pak pas mesnate në zonën e Patrës në Greqi, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në një thellësi prej 35 km, rreth 10 km në verilindje të Amfilochia dhe nuk ka shkaktuar dëme materiale.
Ky tërmet është pasur nga disa lëkundje më të lehta deri në orët e para të mëngjesit që kanë pasur magnitudë më të vogël.