Zëvendëskryeministri Artan Grubi nga tubimi në Çair lëshoi disa mesazhe për përfaqësuesit e “Grupit të zjarrit”, mes të cilëve Izet Mexhitit si një nga liderët e këtij grupi. Grubi foli për pajtim mes aktivistëve për të mirën e partisë, përcjell Klan M. Ai theksoi se dora e tij është e shtrirë dhe e gatshme për pajtim.
“Fundja e keni parë të gjithë. Edhe Luizi u pajtua me Oltën i kërkoi falje… Ne kemi nevojë të pajtohemi”, tha mes tjerash Artan Grubi./KlanMacedonia