Këngëtarja e përshkruan “Një udhëtim nëpër epokat muzikore”
Këngëtarja hapi shfaqjen e saj tre-orëshe me “Miss Americana & the Heartbreak Prince” dhe kaloi nëpër hitet e saj më të mëdha duke përfshirë: “Love Story”, “All Too Well” dhe “Blank Space” përpara se të mbyllte koncertin me “Karma”.
Page Six njoftoi lajmin në Shtatorin e kaluar se 33-vjeçarja do të niste turneun në 2023.
12-herë fituesja e “Grammy”-t bëri turneun e fundit në vitin 2018 në mbështetje të albumit të saj “Reputation”. Swift njoftoi turneun “Eras” në Nëntor, duke e përshkruar atë si “një udhëtim nëpër epokat muzikore të karrierës së saj,e kaluara dhe e tashmja. Pjesa e turneut në ShBA përfundon me disa performanca në stadiumin SoFi në Ingleëood, Kaliforni, në fillim të Gushtit.
Klan News