Punëtorët nga Bangladeshi aterojnë në Shkup?!

Reagime nëpër rrjetet sociale – faji i mvishet politikanëve!

Një fotografi të 8 personave të fotografuar para Aeroportit të Shkupit, sic thuhet, pas mbërritjes në Maqedoninë e Veriut, është bërë virale por ka shkaktuar edhe reagime të shumta në opinion, njofton KlanM. Thuhet se bëhet fjalë për punëtorë nga Bangladeshi të cilët kanë mbërritur për të punuar në vendin tonë.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse bëhet fjalë për punonjës sezoni që vijnë nga vendet e huaja.

KlanM, kërkoi përgjigje nga MPB-ja nëse kanë të regjistruar raste të këtilla, por ende nuk kemi marrë një përgjigje.

Importi I punëtorëve nga jashtë nuk është dicka e re për vendin tonë. Në vendin tonw, sic pwrcjell KlanM, tashmë janë regjistruar mbi 5.000 punëtorë nga Turqia.

Në kohën kur sipas statistikave mbi 110.000 njerëz janë të papunë në vendin tonë, Zv/Kryeministri për Cështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ditë më pare, sic njofton KlanM, deklaroi se që të mos përkeqësohet situata me mungesën e fuqisë punëtore, në lojë janë dy varianta – importi nga jashtë dhe rikualifikimi I punëtorëve të vendit, me qëllim që ekonomia e vendit të jetë konkurruese në epokën e re të industrializimit.

Ndryshe, në rajon, vetëm Shqipëria dhe Kosova kanë paga më të ulëta mesatare se Maqedonia e Veriut. Nga ana tjetër, Gjermania ka lehtësuar procedurat për qëndrim dhe viza dhe periudhën e ardhshme planifikon të punësojë 50.000 punëtorë nga Ballkani. Një shifër e ngjashme, sic njofton KlanM, mungon edhe në Angli, kurse në Kroaci kërkohen mbi 10.000 punëtorë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share