Kovaçevski mesazh Kurtit dhe Vuçiqit- Dialogu do të thotë lëshime

“Vendime të vështira për të ardhme më të mirë”

Bashkë me Shefin e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të aterojnë në Aeroportin e Ohrit, për të marrë pjesë në dialogun Kosovë – Serbi, njofton KlanM.

Në Ohër do ta takojë edhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobarin.

Pritje të ngrohtë edhe për Miroslav Lajçakun dhe Zhozep Borrellin.

Si nikoqir I vërtetë, sic njofton KlanM, para nisjes zyrtare të takimit të nivelit të lartë, Kryeministri Kovaçevski priti në Ohër edhe delegacionet e Kosovës dhe Serbisë.

Çështjet e hapura duhet të zgjidhen me dialog, rajoni meriton të lëviz përpara – ka qenë mesazhi i përbashkët gjatë takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Eurointegrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në interesin politik, ekonomik dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian – janë dakorduar Kryeministri Kovaçevski dhe Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Për Maqedoninë e Veriut është një nder I veçantë të jetë nikoqir I takimit të nivelit të lartë Kosovë – Serbi, nën patronazhin e BE-së dhe me mbështetje të SHBA-ve, ka theksuar Kryeministri Kovaçevski, sic percjell KlanM, duke përmendur angazhimet për një të ardhme më të mirë për gjithë Ballkanin Perëndimor ku konfliktet dhe mospajtimet do t`i takojnë të kaluarës.

“Ne jemi politikanë që marrim vendime të vështira, por vendime burrështeti. Askush se ka të lehtë në situata të këtilla, për shkak se dialogu do të thotë lëshime, por e dijmë se këto vendime të vështira janë për të ardhmen më të mirë për brezat e rinj. Jam I sigurtë se koha do të tregojë se jemi vendi që gjithmonë kemi qenë në anën e vërtetë të historisë, vend paqësor, me mendime të mira dhe kujdes për fqinjtë dhe do ta vazhdojmë këtë rrugë” ,tha Dimitar Kovaçevski.

Në Ohër, në rolin e nikoqirit, ka qenë edhe Presidenti Stevo Pendarovski. Sipas tij, mbajtja e dialogut të nivelit të lartë Prishtinë – Beograd në Ohër, është shenjë se Maqedonia e Veriut, viteve të kaluara, ka dëshmuar sjellje jotipike ballkanike. Kjo, sic percjell KlanM, sipas Presidentit Pendarovski, përjetohet si mirënjohje për të arriturat e kaluara dhe nxitje për forcat politike të vendit që të vazhdojnë me reformat evropiane, që sa më shpejtë Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare fuqiplotë e BE-së./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share