Kreu i Lëvizjes Besa, Bilalla Kasami i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij të ngushtë, po qëndron në Austri ku siç njoftojnë shërbimet partiake, po themelohen strukturat partiake në kuadër të mërgimtarëve shqiptarë që veprojnë në shtetin austriak, përcjell KlanM. Sonte Kasami bashkë me Fatmir Limanin e Adnan Azizin kanë themeluar nëndegën në Salzburg të Austrisë.
“Për kryetar me vota unanime u zgjodh Izair Ajredini. Ky organizim i një rëndësie të veçantë, do të jetë një urë lidhëse në mes mërgatës shqiptare dhe partisë politike Lëvizja BESA për idetë, nevojat dhe kërkesat që bashkatdhetarët kanë. Salzburgu e dha BESËN dhe deklaroi se nesër, kuvendi i Lëvizjes BESA në Vjenë do të jetë edhe më i madh dhe kështu do të bëhet rrumbullaksimi i procesit të themelimit të strukturave në Austri”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa./KlanMacedonia