Teksa kemi hyrë në sezonin e pranverës, thonjtë neon janë kthyer në trend tek thonjtë. Vajzat dhe gratë të cilat mesa duket mezi presin verën, mendojnë se thonjtë “neon” ndikojnë pozitivisht në humorin e tyre.
Nuancat neon në manikyr pritet të jenë dominante edhe në muajt në vijim. Këtë gjë e konfirmojnë edhe sfilatat e stilistëve në javët e modës, por edhe nga të famshmit të cilët i kanë ekspozuar pikërisht këto lloj thonjsh në Instagramin e tyre.
Nëse nuanca të tilla të ndritshme duken të tepërta, thjesht mund të shtoni detaje neoni për një efekt më minimal. Ju që e doni artin e thonjve mund të eksperimentoni me kombinime ngjyrash në një ose më shumë thonj të ndryshëm.