10 vite burg për 17 vjeçaren e akuzuar për vrasjen e të riut 16 vjeçar tek Banjat e Tetovës

Për vrasjen e të riut 16 vjeçar në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Tetovës shqiptoi dënim prej 10 vitesh burg për të akuzuarën 17 vjeçare nga fshati Rogle, përcjell KlanM.

Më 22 dhjetor 2022, policia ka gjetur trupin e pajetë të një djali 16-vjeçar nga Novosella, Komuna e Zhelinës, në lumin Shkumbin afër vendit të quajtur “Banjat e Tetovës”. Vajza tashmë e dënuar 17-vjeçare është arrestuar të nesërmen dhe më pas është urdhëruar ndalimi i saj.

Sipas nenit 123 paragrafi 2 pika 1 e Kodit Penal, akti për të cilën u dënuar 17 vjeçarja cilësohet si “vrasja në mënyrë brutale”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share