Dy fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i gjashtë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Humbja e tretë radhazi për kryesuesin në Konferencën e Perëndimit, Denver por që gjithsesi nuk rrezikon kreun e renditjes. Denver pësoi nga ekipi Brooklyn me rezultatin 120-122. Për Denver, Jokiq realizoi një “triple double”, me 35 pikë, 20 kërcime e 11 asist. Ndërsa tek mysafirë në shprehje erdhi loja kolektive.
Lakers pas tri fitoreve radhazi ndalet në cilësinë e vendasit nga Nju Jorku duke humbur me rezultatin 108-112. Randle me 33 pikë e Barrett me 30 pikë ishin më efikas te Nju Jork, ndërsa Russel 33 pikë ishte më miri te vendasit. Oklahomës mundi San Antonion 102-90. Jalen Williams, ishte më efikas me 21 pikë e 10 asist.
Philadelphia shënoi fitoren e pestë radhazi , kësaj radhe kundër Washington 112- 93. Embiid me 34 pikë ishte më efikas në ndeshje. Cleveland, mundi Charlotte 114-108. Më efikas ishte Garland me 28 pikë. Ndërsa Nju Orleans, mundi Portland-in me rezultat 127-110. Trey Murphy ishte më efikas duke realizuar 41 pikëve.
Rezultatet e sotme
Denver – Brooklyn, 120-122
Charlotte – Cleveland, 108-114
Philadelphia – Washington, 112-93
Nju Orleans – Portland, 127-110
San Antonio – Oklahoma, 90-102
Lakers – Nju Jork, 108-112
Shaban Sinani /KlanMacedonia/