Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se takimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq në Ohër nuk do të jetë Dita D, raporton RTS.
Mediat serbe raportojnë se 18 marsi, kur u paralajmërua një takim i nivelit të lartë në Ohër, mund të jetë Dita D në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Nuk ka Ditë D, por ka shumë ditë të vështira dhe shumë biseda komplekse, negociata, diplomaci, mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare”, tha Vuçeviq.