ODA E MJEKËVE: TË MIRATOHEN NDRYSHIMET NË KODIN PENAL
OBSH-ja ka njoftuar se 38% e punonjësve shëndetësor, gjatë karrierës së tyre, kanë qenë cak i sulmeve fizike, kurse shumë të tjerë kanë qenë të ekspozuar ndaj keqpërdorimeve online dhe verbale. Këto statistika janë përmendur nga Oda e Mjekëve me rastin e shënimit të 12 Marsit – Ditës Evropiane kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor.
Në një anketë të zbatuar vitin e kaluar nga Oda e Mjekëve, 77.9% e mjekëve të anketuar janë prononcuar se gjatë karriresës së tyre kanë përjetuar dhunë fizike apo verbale në vendin e punës, 34.5% kanë qenë viktima të dhunës fizike, 5.2% kanë përjetuar dhunë fizike pa lëndime trupore, kurse 1.6% janë sulmuar fizikisht dhe me lëndime trupore. Këto statistika janë përmendur nga Oda e Mjekëve me rastin e shënimit të 12 Marsit – Ditës Evropiane kundër dhunës ndaj punonjësve shëndetësor.
“Punonjësit shëndetësor duhet të ndjehen të sigurtë në vendet e punës, të liruar nga presioni për cënimin e tyre, që në mënyrë optimale dhe cilësore t`i kryejnë obligimet e punës dhe të papenguar t`i mjekojnë pacientët” – thonë nga Oda e mjekëve.
Nga Oda e Mjekëve thonë se një hap I rëndësishëm në drejtim të sigurisë së mjekëve në vendet e punës është edhe miratimi I ndryshimeve të Kodit Penal, me të cilët dhuna fizike dhe verbale ndaj mjekëve dhe punonjësve tjerë shëndetësor vlerësohet si vepër penale, për të cilët parashihet dënimi me burg nga 6 muaj deri më 5 vjet. /KlanMacedonia/