Lëvizja BESA mbreme në selinë qendrore në Shkup ka mbajtur mbledhjen e radhës të Kuvendit Qendror.
“Në këtë mbledhje është diskutuar për aktualitetin politik në vend, proceset e rëndësishme për shtetin si dhe organizimin e brendshëm partiak. Gjithashtu, në këtë mbledhje është formuar komisioni për organizimin e forumit rinor – proces ky që ka të bëj me forcimin e kapaciteteve tona si dhe fuqizimin e rinisë brenda lëvizjes”.
“Themelimi i forumeve të gruas në degët rajonale ka mbaruar me sukses, duke arritur që në secilin rajon të Maqedonisë së Veriut të kemi shtrirje. Së shpejti, do të mbahet edhe Kuvendi Qendror i forumit të gruas, ku edhe do të zgjidhen organet përkatëse si dhe kryesia e re e forumit brenda Lëvizjes BESA”, thuhet në komunikatën e partisë.