Ekipi i Oscar, i përgatitur për çdo skenar

Gatishmëria e lartë vjen pas incidentit të vitit të kaluar me aktorin Smith

Na ndajnë pak ditë nga ngjarja më e rëndësishme kinematografike në botë. Për ditën e shënuar organizatorët e ceremonisë së 95-të të çmimeve Oscar po përgatiten në detaje.

Ata janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm. Gatishmëria e lartë e organizatorëve vjen pas shuplakës së bujshme të aktorit Will Smith ndaj Chris Rock, ngjarje e cila ndodhi vitin e kaluar.

Për herë të parë, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit ka krijuar një ekip krize për t’iu përgjigjur çdo incidenti të mundshëm.

Pas ngjarjes, organizatorët e Oscar u kritikuan ashpër që lejuan Smith të qëndronte në audiencë dhe të pranonte më pas çmimin për aktorin më të mirë.

Vetë Smith nuk do të jetë i pranishëm në ceremoninë që pritet të mbahet të Dielën. Atij iu ndalua pjesëmarrja në këtë ngjarje për 10 vjet.

Në teatrin Dolbly aty ku edhe mbahet ceremonia e Oscar siguria pritet të jetë e lartë. Forcat e rendit do të jenë të pranishme rreth teatrit dhe tapetit të kuq. Oscar do të transmetohet në rrjetin televiziv ABC ndërsa prezantues është zgjedhur Jimmiy Kimmel.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share