Bayern Muncheni dhe Paris Saint-Germaini sonte në “Allianz Arena” në Munyh e zhvillojnë ndeshjen kthyese në kuadër të 1/8 së finales në Ligës së Kampionëve dhe të dyja këto skuadra gjigante pretendojnë kualifikimin në çerekfinale. Padyshim se më afër këtij qëllimi është skuadra gjermane që shënoi fitore në ndeshjen e parë të zhvilluar në Paris.
Në kampin “bavarez” e dinë mirë që Leo Messi dhe Kylian Mbappe të ndëshkojnë në çdo çast. Trajneri Julian Nagelsmann ka thënë se nuk do të ketë ndonjë strategji ndryshe për t’i mbuluar yjet e PSG-së. “Ne kemi de Ligt, i aftë jo vetëm të mbrojë mirë, por edhe të shënojë. U përgjigja kështu për të thënë se ne nuk do të futemi në fushën e lojës me idenë ta mbrojmë rezultatin e sfidës së parë. Është një fitore që të gënjen, ndaj do të hyjmë në fushë të vendosur për të shënuar, për të fituar, vetëm kështu mund t’ia dalim mbanë dhe të vijojmë në misionin tonë. Një dorë do të na japin edhe tifozët tanë”, ka thënë Nagelsmann.
Dy ekipet sonte do të kenë mungesa në formacionet e tyre. Kështuqë Bayerni në këtë ndeshje do të jetë pa Pavardin e suspenduar dhe Hernandezin, Neuerin dhe Mazraouin e lënduar. Ndërsa nga ana tjetët edhe PSG-ja ka mungesa për këtë ndeshje dhe kryesorja është ajo e Neymarit që e ka mbyllur sezonin, ndërsa të lënduar janë edhe Presnel Kimpembe dhe Renato Sanches. Lionnel Mesi në prag të kësaj ndeshje vendimtare pos tjerash ka thënë.“Ne shkojmë në Munich për të fituar. E dimë vështirësinë e sfidës, por jemi të përgatitur. Do të jetë e njëjta lojë si në ndeshjen e parë, e cila u vendos nga detaje të vogla” ..
Sonte zhvillohet edhe ndeshja tjetër e Ligës së Kampionëve në mes të Tottenham Hotspurit dhe Milanit. Skuadra italiane e kishte fituar ndeshjen e parë në “San Siro” me rezultat 1-0. Të dyja ndeshjet e sontme zhvillohen në orën 21:00.
/KlanMacedonia/