Berisha: PD në pushtet ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë me mësuesit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar një takim me mësuesit. Në fjalën e tij, kryedemokrati Berisha ka premtuar se ma ardhjen e PD-së në pushtet, ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë me mësuesit.

Berisha ka shtuar se me PD-në në pushtet do të rritet buxheti për arsimin dhe do të dyfishohen pagat për mësuesit.

Sali Berisha: Në vitin 2005 ne u zotuam se ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojmë me mësuesit, me arsimin. U bënë përpjekje të mëdha, natyrisht objektivat nuk mund të them se u realizuan plotësisht, por mësuesia u shndërrua përsëri në një profesion ashtu siç është, fisnik i nderuar, mësuesit nuk kërkonin të largoheshin nga arsimi, infrastruktura po modernizohej. Partia Demokratike në pushtet përsëri ndryshimin e Shqipërisë do ta fillojë me mësuesit. Do të ndryshojmë kushtet, jetën, trajtimin, qëndrimin ndaj tyre. Do të fillojë ndryshimi i Shqipërisë.

Shqipëria në këtë drejtim që ecën, drejt një shkretimi si asnjë komb tjetër, drejt një varfërimi në rritje, të faktuar. Lexoja dy ditë më parë një statistikë për treguesit e ushqimit. Zero progres Shqipëria në dallim nga shumë vende të tjera, në ushqimin e fëmijëve. Zero progres nga 2014 e deri sot. Zero progres tregoi Piza në studimin që u bë gjatë viteve që janë këta në pushtet. Rrënim i infrastrukturës në tërësi.

Ndaj dhe ne do të dyfishojmë rrogat e mësuesve, do të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Do të bëjmë gjithçka që shkollat të marrin funksionet e tyre. Universitetet janë bërë një objektiv sulmi ndaj një njeriu që për injorancën e tij totale, mburret se unë nuk kam as gradë as titull, duke treguar me këtë se cili është koncepti i tij për djersën e derdhur, lartësimin, djersën e derdhur në kërkimin shkencor, në hulumtime, publikime, sepse gradat dhe titujt janë një përpjekje shtesë e secilit profesionist për të kapur nivele të tjera, kurse ky e thotë me mburrje. Kriteri i tij është të përzgjedhë njerëz pa kurrëfarë merite, por vetëm kleptokratë që vjedin nga mëngjesi deri në darkë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share