Shkencëtarët kanë zbuluar një pasazh të fshehur brenda Piramidës së Madhe të Egjiptit. Ky zbulim i disa korridoreve brenda saj vjen pas 7 vitesh kërkime.
Ministri i Turizmit dhe Antikiteteve i Egjiptit, Ahmed Issa u tha gazetarëve në vendin antik në Giza se “korridori me trekëndësh” me një tavan trekëndor “u gjet në faqen veriore të Piramidës së Madhe të Mbretit Khufu”.
Zbulimi ishte pjesë e projektit ScanPyramids, i nisur në vitin 2015 si një bashkëpunim midis universiteteve kryesore në Francë, Gjermani, Kanada dhe Japoni dhe një grup ekspertësh egjiptianë.
Korridori është nëntë metra i gjatë dhe më shumë se dy metra i gjerë. Arkeologu Zahi Haëass, ish-ministri i antikiteteve i Egjiptit drejton projektin, për të cilin po përdoret teknologji e avancuar për të vizualizuar pjesët e fshehura të brendësisë së piramidës pa pasur nevojë ta gërmojë atë. Teknologjia është një përzierje e termografisë infra të kuqe, imazhit të radiografisë dhe rindërtimit 3D – të gjitha këto që studiuesit thonë se janë teknika të padëmshme.
Piramida e Madhe në Giza është e lartë 146 metra. Është struktura e vetme e mbijetuar nga shtatë mrekullitë e botës antike.
E ndërtuar rreth 4500 vjet më parë, ajo ka tre dhoma të njohura, dhe si piramidat e tjera në Egjipt ishte menduar si varr i një faraoni.