Izet Mexhiti prezanton prurjen e re në “Grupin e zjarrit” – Është ish deputet i Lëvizjes Besa dhe Alternativës (FOTO)

Ish deputeti i Lëvizjes Besa e më pas i ALternativës, Rexhep memedi nga zona e Karshiakës, prej sonte i është bashkuar kauzës së të ashtuquajturit “Grup i zjarri” në BDI. Lajmin e ka konfirmuar njëri nga liderët e këtij grupi, nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, përcjell Klan Maqedoni.

“Me kënaqësi dua t’ju informoj që nga sot edhe Dr. Rexhepi së bashku me gjithë bashkëveprimtarët dhe përkrahësit e tij i bashkohen kauzës tonë që ditë e më tepër po merr përkrahje të fuqishme nga populli”, ka shkruar Izet Mexhiti./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share