Ndërron jetë foshnja 9 muajshe e sëmurë me tuberkuloz

Foshnja e cila ishte pranuar në gjendje të rëndë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup ka ndërruar jetë, informon Klan Maqedoni.

Bëhet fjalë për një foshnjë nëntë muajshe, dobësia e mushkërive të së cilës fillimisht dyshohej se ishte shkaktuar nga sëmundja infektive tuberkulozi, ndërsa më vonë edhe u konstatua se ishte me tuberkuloz.

Fëmija më 24 shkurt është sjellë në Klinikën e Fëmijëve në Shkup në gjendje të rëndë e transferuar nga Spitali në Kozle. Foshnja ishte dërguar me urgjencë në repartin e terapisë intensive të Klinikës së fëmijëve, përcjell KlanM.

Foshnja përveç për tuberkuloz, dyshohej se ishte e kequshqyer, pasi peshonte vetëm 3 kilogramë, që është e papërshtatshme për moshën e saj.

Shërbimet kompetente ende po kontrollojnë nëse foshnja është lënë pas dore, ndërsa siç njoftohet, ka qenë një foshnjë e lindur para kohe.

Nëna e foshnjës ishte e sëmurë me tuberkuloz, nga ku foshnja me siguri është infektuar. Ndërkohë, edhe pjesa tjetër e familjarëve u diagnostikua me tuberkuloz, përcjell Klan Macedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share