Carlo Ancelotti: Është një rezultat shumë i keq

Barcelona shënoi fitore minimale 1-0, në ndeshjen e pare gjysmëfinale të Kupës së Mbretit në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeu”, në Madrid me një autogol të Eder Militao në në minutën e 26-të të pjesë pare. Ndeshja kthyese do të zhvillohet më 5 prill, në “Camp Nou”.

Përkundër disfatës para tifozëve vendas, trajneri Carlo Ancelotti beson se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen, duke theksuar se “Los Blancos” bëri paraqitje më të mirë.

“Është një rezultat shumë i keq. Nuk ishte e merituar sepse luajtëm mirë nga ana jonë dhe me intensitet. Ne nuk e lejuam Barcelonën të luajë si të dojë, ata kanë pasur një bllokim shumë të ulët, ne kemi bërë shumë presion”, tha trajneri italian.

“Ishte e vështirë për të kërkuar një mundësi, por ata kanë një mbrojtje shumë të fortë. Ne futëm shumë në lojë, por pa sukses”, deklaroi Ancelotti.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share