Në Shkup sot do të mbahet Forumi i dytë ekonomik në organizim të Forumit ekonomik Delfi dhe Asociacionit grek të biznesit. Fokusi i forumit do të vihet në prosperitetin në kohë ndryshimesh.
Forumin do ta hapë kryeministri, Dimitar Kovaçevski, ndërkaq është paralajmëruar pjesëmarrja e disa politikanëve, mes të cilëve edhe kryeministrat e Kosovës dhe Malit të Zi, Albin Kurti dhe Dritan Abazoviq.
Në panelin “Një vit më vonë: Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë ndaj Evropës Juglindore”, zëvendësministri për Evropë dhe Punë të jashkme, Artemis Malo dhe ambasadorët e Francës, Greqisë dhe Suedisë do të bisedojnë për ndikimin e luftës në Ukrainë në nivel nacional dhe rajonal dhe për skenarët e ardhshëm të mundshëm.
“Ndjekja e Samitit në Tiranë: Inkudrimi i Ballkanit në Bashkimin Evropian” është paneli i dytë në të cilin do të flitet për pikat kyçe nga Samiti dhe ndikimi i tyre ndaj së ardhmes së rajonit. panelistë do të jenë eurokomisari Oliver Varheji, martin Dvorzhak, zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Çekisë dhe euroambasadori, Dejvid Gir.
Në pjesën e pasdites të konferencës, në panelin “Investimi në infrastrukturë dhe ndërlidhje: Kohezioni territorial, rrjete transevropiane: rruga, hekurudha, urat, portet dhe aeroportet” do të flasë ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ndërsa në panelin “Gratë në radhët e para të zhvillimit të qëndrueshëm” kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Ministri i Financave, Fatmir Besimi do të marrë pjesë në diskutimin “Strategji për mirëmbajtje të rritjes ekonomike në kohë të pasigurisë”. Në forum do të flitet edhe për transformimin digjital dhe të ardhmene TI-së.