Premierë e suksesshme e “Creed III”

Michael B. Jordan vjen si aktor dhe regjisor

“Creed III” pati një premierë të suksesshme mbrëmjen e së hënës kur u shfaq për herë të parë për publikun në Los Anxheles.

Michael B. Jordan duket se e kaloi me sukses sfidën pasi përveçse si aktor kryesor këtë herë debutoi edhe si regjisor. Dhe kritika bëri vlerësime të mira për filmin që ka pasuar sagën e të famshmit “Roki”.

Këtë herë Adonis Creed, djali i Apollo Creed rikthehet në ring përballë një miku fëmijërie me një të kaluar të dhunshme.

“Kemi shumë kohë që punojmë për këtë projekt, kemi dhënë shumë  energji për këtë  film. Fakti që kritikët e kanë vlerësuar është një ndjenjë e mirë.”

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Dolf Lundgrin, i cili luajti Drago në “Roki 5′ ku njoftoi se së shpejti do të nisin xhirimet për një film të rikthimit të boksierit rus.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share