Tërmet në Shqipëri, epiqendra afër Lushnjës

Një tërmet prej 4.2 ballësh ka dridhur tokën shqiptare rreth orës 18:43, informon Klan Macedonia.

Siç raportohet nga aplikacioni i specializuar për shënimin e tërmeteve “lastquake”, epiqendra ka qenë 24 kilometra në jugperëndim të Elbasanit dhe 13 kilometra pranë Lushnjës në një thellësi prej 10 kilometrash.

Lëkundjet raportohet të jenë ndjerë shumë në Lushnje e Elbasan, por edhe në Tiranë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share