Lëvizja BESA: Kovaçevski, “influenceri” i facebookut harxhoi 26.000 euro per 100 ditë

Skandalet nuk kanë fund dhe për këtë kujdeset kryeministri i vendit më të korruptuar në Evropë, thonë nga Lëvizja Besa.

Sipas një hulumtimi të IRL, thonë nga kjo parti, kryeministri i vendit ka harxhuar 26.000 euro per sponsorizimin e faqes së tij në facebook në vetëm 100 ditë.

“Duke pasur krizë të thellë ekonomike, Kovaçevski kujdeset që të proklamojë veten me postimet e tij në rrjetin social facebook dhe t’i mashtrojë qytetarët me paratë e tyre përmes postimeve apo spinave për punët e pabëra. Sipas këtij hulumtimi të IRL, kryeministri nuk ka pasur llogari publike në rrjetin social facebook deri në janar të vitit 2022. Si duket, për të rritur numrin e ndjekësve dhe për ta ndjerë veten kryeministër ai paguan facebookun me paratë e qytetarëve. Në një kohë kur vendi po përjeton krizën më të thellë ekonomike, ku çmimet e produkteve bazë po kapin shifrat stratosferike, kryeministri kujdeset për rrjetin social. Kujtojmë që çmimet e produkteve bazë nuk janë ulur, dhe energjia elektrike vazhdon të jetë me çmim tejet të lartë. Këto veprime edhe njëherë tregojnë se kryeministri dhe qeveria nuk e kanë aspak mendjen tek qytetarët dhe integrimi, por merren me propagandë dhe promovim të vetvetës”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Besa.

Lëvizja BESA i bën thirrje kryeministrit Kovaçevski që të japë llogari se nga i ka siguruar mjetet për sponsorizim të faqes së tij. Nga 26.000 euro, i bie që kryeministri ka paguar 60 cent një like (pëlqim) për faqen e tij për vetëm 100 ditë, përfundon reagimi i Besës./KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share