Kurti dhe Vuçiqi do ta vazhdojnë dialogun nën patronazhin e BE-së më 18 mars në Maqedoninë e Veriut

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel ka përfunduar pa marrëveshje, por komisari evropian për punë të jashtme, Zhozep Borell deklaroi se Kurti dhe Vuçiqi janë pajtuar se nuk nevojiten biseda shtesë për propozimin evropian dhe se kjo është korniza për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.

Vuçiqi tha se është arritur marrëveshje që takimi i ardhshëm të mbahet në Maqedoninë e Veriut më 18 mars. Ai shtoi se bisedat në Bruksel kanë qenë të vështira dhe se “pengesa kryesore është Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë”.

Pas takimit, ku mori pjesë edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, Borell deklaroi se bisedat kanë qenë intensive dhe se edhe Kurti edhe Vuçiqi kanë shfaqur përgjegjësi.

Ai shtoi se kryeministri i Kosovës dhe presidenti i Serbisë në takimin trilateral në Bruksel kanë arritur marrëveshje se nuk janë të nevojshme diskutime shtesë për propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe se teksti së shpejti duhet të publikohet në ueb faqen e BE-së.

“Tani, kur janë kanë arritur marrëveshje për këtë, teksti i planit shumë shpejtë do të jetë i qasshëm për opinionin. Ky plan është para së gjithash i rëndësishëm për njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe Serbi, për qytetarët e tyre. Sipas planit, qytetarët do të mund lirisht të lëvizin, t’i shfrytëzojnë pasaportat dhe dokumentet, si dhe targat”, tha Borell.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share