Futbollisti i Dinamos së Zagrebit dhe përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut , Arijan Ademi nga Piroku i Tetovës, i cili nga mosha 18 vjeçare është pjesë e klubit më të madh kroat që nga mosha 18 vjeçare kur erdhi nga Shibeniku. Ai ka qenë i huazuar për gjashtë muaj edhe te Lokomotiva e Zagrebit dhe pjesën tjetër të karrierës e ka kaluar në ‘Maksimir’.
Arijan Ademi edhe pse ka kontratë me kroatët e Dinamo Zagrebit deri më vitin 2026, por sipas medieve kroate ka ardhur koha që ta lë Dinamon Zagreb dhe karrierën do ta vazhdoj në Kinë me kushte të jashtëzakonshme finaciare. Sipas mediumeve kroate Ademi do tërfiton katër milionë euro për tre vite .