Detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci, mediat: Viktima, një 41-vjeçar shqiptar

Mediat kroate kanë bërë me dije të tjera detaje nga aksidenti tragjik në Kroaci ku u përfshi një autobus me targa shqiptare. Sipas Jutarnji, si pasojë e përplasjes dhe më pas përmbysjes së autobusit ka humbur jetën një 41-vjeçar nga Shqipëria, pasagjer në autobus.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur rëndë shoferi 58-vjeçar, po ashtu shqiptar, i cili është transportuar në spital. Identitetet e tyre nuk bëhen të ditura.

Këto janë pamjet që sjellin mediat kroate nga vendi i ngjarjes dhe se si është aksidentuar autobusi.

Ngjarja ndodhi në një zonë ku moti ka qenë i përkeqësuar me reshje dëbore.

Aksidenti ndodhi në kilometrin 112 nga autostrada e Splitit drejt Zagrebit. Sipas policisë në momentin e ngjarjes kanë qenë 10 pasagjerë në autobus. Të paktën 7 prej tyre morën plagë dhe janë dërguar në spital.

Policia vijon hetimet për aksidentin. Paraprakisht dyshohet se shoferi është përplasur, për rrethana ende të paqarta, me barrierën dhe më pas është përmbysur në krahun e majtë.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:40 të së shtunës./tvklan.al

 

 


Lexo gjithashtu
Total
0
Share