Cilat janë të ardhurat financiare të këngëtares së mirënjohur Tuna? Kjo pyetje direkte i është bërë nga gazetarët e së ardhmes, vogëlushët e “Në Kurthin e Piter Pan” 2023 në Tv Klan.
Tuna nuk ka dhënë një shifër konkrete, por ka thënë se mjaftueshëm për të plotësuar nevojat e saj dhe të fëmijëve për të jetuar.
“Korrekte. Ti do bëhesh biznesmene, po i tregon ambiciet që në fillim. Mundohesh të mbash këmbët në tokë, të jesh i kënaqur me mundësitë që të jepen”, tha Tuna. /tvklan.al