Taravari: Pse në 2015-tën nuk kishte përgjime vetëm për Nikollovskin në VMRO?!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sa i përket kritikave dhe akuzave të shumta nga ana e VMRO-DPMNE-së drejt ASh-së, theksoi se me këtë retorikë anti-shqiptare VMRO vetëm po dëmton veten, pasi pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të mund të gjejë një partner shqiptar për të bashkëpunuar.

“Në VMRO ka një pjesë që ata e dinë, sidomos anëtarët e VMRO-së se ka një fraksion rus aty. E dinë edhe vetë partiakët e tyre se kjo ndodh sidomos nga Nikollovski i cili e dominon edhe Mickoskin, e kam përshtypjen se nuk e përfill dhe vazhdimisht ka do teza të cilat nuk mund t’i kuptojë as vetë si mund t’i përdorë. Dy qëllime kanë me atë propagandën ruse, shkaku është stagnimi i VMRO-së që ta paraqesin Taravarin si radikal, si njeri nacionalist, shovenist, ultra nacionalist dhe e dyta se jam i korruptuar. Këto janë dy pikësynimiet e grupit pro rus të VMRO-së. Radikalizimin e lidhin me atë që kam thënë se nëse nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese, do ketë radikalizim të situatës dhe ata vazhduan me kolumna, shkrime, nëpër debate thonë se Taravari do radikalizohet, do ta destabilizon shtetin dhe do luftë. Me atë që duan të më nxjerrin të korruptuar, duhet ta dinë se e kam thënë disa herë që unë nuk shantazhohem dhe nuk mund të korruptohem. Në atë moment kur do jem i shantazhuar, nuk merrem me politikë, shkoj në pension. Tani shpikin diçka se gjoja dikush më ka dhënë diçka për të hyrë në qeveri, unë shtëpinë në Shkup e kam nga viti 2021 dhe e kam të paraqitur në listën anketuese”, deklaroi më tej Taravari.

Ai pyeti publikisht Nikollovskin se kush udhëheq me VMRO-DPMNE-në.

“Kush udhëheq me partinë, ai apo Mickoski dhe pse kur dolën përgjimet në vitin 2015-të për Nikollovskin nuk kishte asnjë përgjim? Le të më përgjigjet Nikollovski mbi këtë, a ka diçka që ne nuk e dimë dhe ai duhet të sqarohet”, pyeti publikisht Taravari nënkryetarin dhe deputetin e VMRO-së, Aleksandar Nikollovski.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share